Diplomacia e Kosovës duhet të jetë më aktive
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ibrahim Gashi, ka vlerësuar se diplomacia e Kosovës ka nevojë për një riorganizim më të mirë bazuar në kualitete e meritokraci dhe jo në nepotizëm e përkatësi partiake.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se diplomacia duhet të jetë më aktive, më e koordinuar dhe më e efektshme ndaj ofensivës serbe kundër njohjes së Kosovës.
Duke folur për procesin e liberalizimit të vizave, Gashi ka thënë se pret rekomandim pozitiv dhe, sipas tij, çdo vendim tjetër do të ishte zhgënjyes.
Sa i përket dialogut me Serbinë, ai ka thënë se ky proces kërkon unitet, konsensus dhe konstruktivitet institucional.
Gashi i ka bërë thirrje Kuvendit të jetë më i impenjuar për dialogun dhe të vendosë për formatin e bisedimeve të kësaj faze.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)