
Diplomati amerikan që drejton misionin e ShBA në NATO ishte në Kosovë bashkë me Rutte: Që nga 1999 kemi punuar për paqe dhe siguri
12 mars 2025
| 11:34
Misioni i ShBA-së në NATO ka shkruar për vizitën që sekretari i përgjithshëm, Mark Rutte, ka zhvilluar në Kosovë dhe takimet që ka pasur me krerët ushtarak të KFOR-it.
Misioni i ShBA-së ka treguar se në këtë vizitë në Kosovë bashkë me sekretarin Rutte ka qenë edhe ushtruesi i detyrës së ambasadorit të misionit të ShBA-së në NATO, Scott Oudkirk.
“Që nga viti 1999, NATO ka udhëhequr një operacion për mbështetjen e paqes në Kosovë për të garantuar sigurinë”, është thënë në njoftimin e misionit të ShBA në NATO.