Diplomati amerikan që punoi ngushtë me Hashim Thaçin rikthehet në Evropë

20 maj 2023 | 15:35

Një prej njohësve më të mirë të historisë politike të Kosovës, gjatë luftës dhe deri në shpalljen e pavarësisë, James C. O’Brien, do të merret sërish me vendin tonë dhe Ballkanin, në kuadër të detyrës së re, për të cilën është nominuar dje nga presidenti Joe Biden.

O’Brien do të punojë me çështje të Evropës dhe Euroazisë në Departamentin e Shtetit, duke iu bashkuar kështu kolegëve të tij në rajon ambasadorëve Christopher Hill, Jeffrey Hovenier dhe Gabriel Escobar, që janë duke bërë përpjekje për stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimorë.

Si një nga juristët dhe diplomatët më të zotë amerikanë dhe këshilltar kryesor për shumë vite i Sekretares Madeleine Albright, si dhe emisar presidential për Ballkanin, ai ka qenë i angazhuar në arritjen e Marrëveshjes së Daytonit për Bosnjën dhe pastaj në Konferencën e Rambujesë, ku ka punuar ngushtë me ish-liderin e UÇK-së, Hashim Thaçi.

Planet dhe dokumentet më të rëndësishme amerikane lidhur me çlirimin dhe deri në pavarësinë e Kosovës kanë kaluar nëpër duart e tij.

Ai ka folur disa herë publikisht rreth përvojës së tij gjatë bashkëpunimit me Thaçin, në periudha të ndryshme kohore.

“Rambuje ishte ngjarja e tij kur ai doli në skenën politike,” citohet të ketë thënë O’Brien, në një shkrim të mediumit të njohur ndërkombëtar Politico, i botuar dy javë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

O’Brian ka rrëfyer tutje se Thaçit, në kohën kur po bisedohej në Rambuje dhe Paris, iu desh të bënte një “përpjekje të madhe për t’ua  shpjeguar atë që ndodhi [në bisedime]  komandantëve të UÇK-së në terren – një lëvizje që sipas O’Brian, mund t’i ketë shpëtuar Thaçit jetën politike”, ka raportuar Politico.

Përderisa O’Brian do të përballet sërish me probleme në Ballkan, ish-presidenti Thaçi dhe krerët tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë duke u përballur me Gjykatën Speciale, që është themeluar mbi bazën e akuzave të pabazuara të ish-senatorit Dick Marty.

Per këtë proces që ka filluar më 3 prill në Hagë, shqetësime për dëshmitë që po jepen në seanca të mbyllura ka shprehur edhe trupi gjykues duke kërkuar zgjidhje për këtë.


Gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së vazhdon të hënën në mëngjes.

Burimi:

https://www.whitehouse.gov/briefing-room/statements-releases/2023/05/19/president-biden-announces-key-nominees-47/

https://www.politico.eu/article/independence-man/
https://www.politico.eu/article/independence-man/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munich ishte i lidhur ngushtë me një angazhim të…