Diplomati austriak: Komuniteti ndërkombëtar e konsideronte Thaçin të rëndësishëm për të qetësuar situatën ndëretnike në Kosovë
Dëshmitari Jan Kickert gjatë dëshmisë së tij në Hagë tha se komuniteti ndërkombëtar e konsideronte Hashim Thaçin si aleat dhe me shumë vlerë për të qetësuar situatën ndëretnike në Kosovë e cila ishte krijuar pas luftës.
Fillimisht gjyqtari, Christoph Barthe e përmendi një video e cila u prezantua dje në seancë në të cilën dëgjohej Hashim Thaçi duke bërë thirrje për bashkësi etnike në Kosovë dhe që të lihen anash veprimet hakmarrëse sidomos ndaj komunitetit serb. i pyetur se a ishte e rëndësishëm ky fjalim për komunitetin ndërkombëtar, dëshmitari tha se ata e konsideronin Thaçin si aleat me shumë vlerë për të qetësuar situatën etnike në Kosovë.
“Në si komitet ndërkombëtar nuk e njohëm Qeverinë e Përkohshme të Kosovës, por e konsideronim Thaçin si një udhëheqës të rëndësishëm brenda UÇK-së që do të ishte një aleat më shumë vlerë për ne për të qetësuar situatën etnike”, tha dëshmitari.
Dëshmitari pohoi se kjo gjë ishte pozitive për komunitetin ndërkombëtar, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Absolutisht, qëllimi ynë ishte të ndalonin konfliktin dhe kishte ende problematika të mëdha sa i takon sigurisë dhe fal angazhimit politik nga pala e shqiptarëve të Kosovës sidomos UÇK-ja sepse kishte një besueshmëri në rangjet e UÇK-së, incidentet e tilla mund të kufizoheshin”, tha dëshmitari.