Diplomati austriak: Përmes rrugëve të inteligjencës kuptuam planin ‘Patkoi’ të Millosheviqit për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova
29 maj 2024
| 11:42
Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Hashim Thaçit, dëshmitari Jan Kickert, ka thënë se përmes rrugëve të tyre të inteligjencës kishin kuptuar planin “Patkoi” të presidentit serb, Sllobodan Millosheviq për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova.
“Ne morëm vesh që forcat jugosllave do të dëbonin shqiptarët drejtë vendeve fqinje, drejtë Shqipërisë dhe Maqedonisë në formën e patkoit nga qendra drejtë periferisë dhe më pastaj drejtë vendeve fqinjëve. Unë këtë informacion e kam marrë nga atasheu ynë ushtarak”, ka thënë dëshmitari Kickret.