Diplomati i lartë amerikan, Palmer viziton Shkupin
22 tetor 2018
| 11:19
Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit për Çështjet Evropiane, Matthew Palmer, sot do ta vizitojë Maqedoninë.
Palmer shkon në Shkup pas votimit në Kuvendin e Maqedonisë të nismës për ndryshime kushtetuese me qëllim zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.
Zyrtari i lartë amerikan do të takohet me faktorët politikë në pushtet, përfshirë kryeministrin Zaev dhe ministrin e Jashtëm, Dimitrov.
Palmer gjithashtu pritet të ketë takim edhe me bllokun opozitar.