Diplomati i njohur suedez komenton zgjedhjet në Kosovë
06 tetor 2019
| 14:29
Diplomati i njohur suedez, Karl Bild, ka komentuar procesin e zgjedhjeve të parakohshme që sot po mbahen në Kosovë.
Përmes një postimi në “Twitter”, ai ka shkruar se pas zgjedhjeve shpreson që të adresohen çështjet e pazgjidhura në rajon.
“Sot votuesit në Kosovë, shkojnë në kutitë e votimeve për të zgjedhur një parlament të ri. Pas zgjedhjes së qeverisë së re, shpresojmë që të adresohen çështjet e pazgjidhura në rajon”, ka shkruar Bild.