Diplomati rus gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Stamboll
14 tetor 2023
| 17:45
Bëhet fjalë për kreun e Departamentit të Bashkëpunimit Pan-Europian të Ministrisë së Jashtme ruse, Nikolai Kobrinets.
Diplomati arriti në Stamboll për një takim me ambasadorët e huaj, raporton kanali televiziv turk, NTV.
Kolegët u përpoqën ta kontaktonin në telefon pasi zyrtari rus nuk erdhi në takimin e mëngjesit.
Pas kësaj, stafi i hotelit shkoi në dhomën e Kobrinets dhe gjeti trupin e pajetë të Kobrinetsit.
Sipas informacioneve paraprake të hetimit, ai ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër.
Ndryshe, shumë zyrtarë shtetëror dhe oligarkë rus kohët e fundit kanë vdekur në mënyrë misterioze.