Diplomatja nga Maqedonia gjendet e vdekur në Menheten të New Yorkut

02 janar 2021 | 14:17

39 vjeçarja me inicialet M.V nga Shkupi është diplomatja nga Maqedonia, e cila u gjet e vdekur në një banesë në Menheten të Nju Jorkut.

Policia dyshon se bëhet fjalë për vetëvrasje, pasi në shtëpinë e saj ka gjetur ilaçe të ndryshëm, kryesisht qetësues.

Diplomatja ka jetuar e vetme në një banesë në katin e katërt, ndërsa fqinjët e përshkruajnë si grua e qetë. Rasti u zbulua, kur sipas dëshmitarëve një diplomat kishte mbërritur dhe po pyeste për të dhe në momentin kur nuk mori përgjigje kërkoi ndërhyrjen e policisë dhe ndihmës së shpejtë. Ndërsa sipas informacioneve të “New York Post” menjëherë pas ndihmës së shpejtë në shtëpinë e 39 vjeçares ka mbërritur edhe një diplomat nga Maqedonia.

Jozyrtarisht, diplomatja vuante nga depresioni një kohë më të gjatë përpara se t’i jepte fund jetës. Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë e konfirmuan ngjarjen duke theksuar se janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente në SHBA për detajet lidhur me ngjarjen tragjike.

“Nga misioni i Përhershëm i Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara në Nju Jork morëm lajmin e hidhur, për humbjen e anëtares së misionit tonë, diplomat karriere në Ministrinë e Jashtme”, theksuan nga MPJ./alsat.m/.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amanda Holden ka përshëndetur në mënyrën më të veçantë largimin…