Diplomoi në Akademinë e Mbrojtjes në Shkup edhe një oficer i FSK-së

19 tetor 2018 | 15:48

Në Akademinë e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, ka diplomuar një oficer si dhe ka filluar studimet një kadet i ri i FSK-së, në këtë Akademi, për katër vitet e ardhshme.

 Një ceremoni solemne, gjithashtu u zhvillua edhe në ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, ku të dy pjesëtarët e FSK-së dhanë betimin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, krahas edhe oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve të FSK-së, në njësitë dhe repartet tona.

 Në ceremoninë e diplomimit në Akademinë e Mbrojtjes në Shkup, sot ishin të pranishëm edhe një delegacion i Forcës së Sigurisë së Kosovës, në krye me gjeneral brigade Nazmi Brahimaj drejtor i Departamentit për Operacione dhe Trajnime në MFSK, i cili shoqërohej edhe nga kolonel Ilir Shyti, shef i Departamentit të Personalit në Komandën e Forcave Tokësore, zonja Lejla Ljoci, shefe e Zyrës për Komunitete në MFSK, si dhe major Vegim Kelani, komandant i Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

 Sipas marrëveshjes bilaterale në mes të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë kadetët e FSK-së, nga radhët e komuniteteve shkollohen në Akademinë e Mbrojtjes të Maqedonisë dhe më pas vijojnë gjithashtu kursin për integrimin e oficerëve në FSK, në mënyrë që njohuritë akademike dhe ushtarake të unifikohen dhe të jenë të gatshëm për shërbim në detyrën e caktuar nga zingjiri komandues.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eros Grezda është bashkuar menjëherë me skuadrën e tij pas…