Diplomojnë 15 kadetë të FSK-së në Universitetin Amerikan të Kosovës
22 maj 2024
| 20:11
Këtë të mërkure kanë diplomuar 15 kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në nivelin bachelor në Universitetin Amerikan të Kosovës.
Në këtë ceremoni morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bashkë me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant, Bashkim Jashari.
“Pesëmbëdhjetë kadetë të FSK-së sot diplomuan në nivelin bachelor në Universitetin Amerikan të Kosovës, profesionalizmi i të cilëve do t’i shërbejë zhvillimit të ushtrisë sonë”.
“Ne këtë rast, ministri Maqedonci i përgëzoi kadetët për arritjen e tyre akademike në programin civil të studimeve, duke uruar që gjithmonë faqebardhë të kryejnë detyrën e tyre fisnike për mbrojtjen e atdheut”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes.