Diplomojnë 16 kadetë për inspektorë të policisë

30 prill 2019 | 15:20

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot 16 kadetë përfunduan pjesën teorike të programit profesional për Inspektorë të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Në ceremoninë e diplomimit mori pjesë edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, i cili mes tjerash u shpreh se ndjen kënaqësinë që merr pjesë në këtë ceremoni si dhe përgëzoi për punën që po bën Akademia e Kosovës për Siguri Publike në sferën e trajnimeve dhe përgatitjes së lartë profesionale.

“Jam këtu për t’ju thënë se vullneti dhe ndihma ime si ministër nuk do të mungojë asnjëherë, sidomos kur kemi të bëjmë me një institucion të rëndësisë së veçantë siç është inspektorati policor i Kosovës”, ka deklaruar Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, sot së bashku…