Diplomojnë 419 maturantë të Gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë
Gjimnazi “Frang Bardhi” në Mitrovicë për të dytën herë me radhë organizon ceremoninë madhështore të diplomimit për 419 maturantë të cilët kanë përfunduar me sukses vitin akademik 2021/22.
Kjo ceremoni është mbajtur në Palestrën e sportit “Minatori”, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, Bedri Hamza, nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vesa Broja, si dhe drejtoresha e Arsimit, Drita Kadriu.
Për të kremtuar këtë ditë të veçantë, maturantët vulosën me gëzim e mallëngjim kohën e kaluar në gjimnaz plot kujtime të bukura e të çmueshme, përgjatë këtyre tri viteve të shkollimit.
Në fjalën e tij, kryetari i komunës, Bedri Hamza, ka uruar të gjithë nxënësit për përfundimin e shkollimit të mesëm të lartë, duke iu dëshiruar atyre suksese të vazhdueshme në rrugën e dijes.
Më tutje kryetari Hamza ka falënderuar të gjithë mësimdhënësit, për punën dhe kontributin e tyre të pakontestueshëm në edukimin e gjeneratave, në mënyrë që nxënësve mitrovicas t’u sigurohet arsimim sa më cilësor.