Diplomojnë 43 zyrtare korrektuese, Kurti: Të burgosurit nuk janë të lirë, por kanë të drejta

24 nëntor 2023 | 11:36

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK), të premten ka shënuar 24-vjetorin e themelimit, me ç’rast u diplomua gjenerata e 43-të e zyrtareve korrektuese.

Nga kjo gjeneratë të diplomuarit ishin gra, për të cilat kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me qëllim të ngritjes së kuotës gjinore, ShKK-ja po certifikon 45 zyrtare gra.

“Shënimi i përvjetorëve të institucioneve është i rëndësishme kur efikasiteti është i lartë dhe inkurajohemi për më shumë punë në të ardhmen. Të burgosurit nuk janë të lirë, po që kanë të drejta dhe ne u shërbejmë për këtë qëllim. Në qeverisjen tonë kemi shtuar kapacitetet profesionale për ngritjen e profesionalizmit të këtij shërbimi”.

“Gjatë dy viteve të fundit me përkrahjen e Ambasadës Amerikane, janë trajnuar 104 zyrtarë në fusha të ndryshme. Shërbimi Korrektues i Kosovës me qëllim të ngritjes së kuotës gjinore, sot po certifikon 45 zyrtare gra në gjeneratën e 43-të”, ka thënë Kurti.

Ndërsa drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismajl Dibrani, ka thënë se institucioni që ai drejton ka shënuar një sukses në luftën kundër kontrabandës.

“Sot Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 24-vjetorin e themelimit duke dhënë një shërbim profesional në fushën e drejtësisë. Ne do të vazhdojmë të punojmë për një sistem të sigurt dhe për të rritur besimin në sistemin e drejtësisë”.

“Përfundimi prej shtatë muajsh i trajnimeve, shënon një rrugë drejt profesionalizimit. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në luftën kundër kontrabandës”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shënuar progres dhe profesionalizëm, edhe pse ka pasur shumë sfida, raporton “EO”.

“Ndonëse me shumë sfida, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shënuar progres dhe profesionalizëm. Me qëllim të kompletimit të infrastrukturës dhe çështjet tjera, ne kemi iniciuar një varg ligjesh”, ka thënë Dibrani.

Më tutje, Teuta Pllana, njëra prej kadeteve që diplomuan në këtë gjeneratë, ka thënë se pas shtatë muajve, do të punojnë me profesionalizëm e nder.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora doli me një fustantejet seksi, ndërsa iu bashkua…