Diplomojnë dy inxhinierët e fluturimit të FSK-së

28 gusht 2020 | 12:39

Pas studimeve efektive në Akademinë e Aviacionit Tokësor në Isparta të Republikës së Turqisë, sot nënoficerët e FSK-së, Behar Zeqiri dhe Labinot Gashi kanë përfunduar me sukses të lartë studimet themelore të aviacionit duke diplomuar me titullin “Inxhinierë të Fluturimit”.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, studimet kanë qenë të fokusuara në sistemet e helikopterit UH1-H dhe aeroplanit T182-T si dhe sisteme tjera bashkëkohore të aviacionit tokësor.

“Pas diplomimit të tre pilotëve, Njësisë ajrore të FSK-së i shtohen edhe këta kuadro specialistikë shumë të rëndësishëm në ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të aviacionit të FSK-së.Akademia e Aviacionit Ushtarak është komponentë e Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës së Forcave të Armatosura të Turqisë”, është thënë në njoftimin e Ministri së Mbrojtjes.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Skenderajt dhe djali i heroit të Kosovës, Hamëz…