Diplomojnë rreth 400 sudentë, Kolegji “Rezonanca” organizon pritje për familjarët e tyre

07 korrik 2021 | 23:53

Në kolegjin lider të mjekësisë “Rezonanca” për nder të diplomimit të rreth 400 sudentëve, është organizuar një pritje për familjarët e këtyre studentëve.

Pritja është organizuar nga Rektori i këtij Kolegji, Akad. Prof. Dr. Arian R. Idrizaj.

Fjlalimi i plotë i rektorit Idrizaj:

Të nderuar studentë,

Të nderuar prindër dhe mysafir,

Të nderuar profesorë, anëtar të Senatit të Kolegjit,

Zonja dhe zotërinj,

Kolegji “Rezonanca” është institucioni i parë privat i arsimit të lartë të Kosovës në fushat e shkencave mjekësore, i cili u themelua para më shumë se një dekadë e gjysmë, më 19 tetor të vitit 2004, me qëllimin dhe objektivin kryesor të krijimit të një qendre ekselente të arsimit të lartë dhe të kërkimit shkencor në vend, si një institucion i cili do të zgjeronte mundësitë e arsimit të lartë në vend, duke vazhduar traditën e edukimit në fushat mjekësore dhe përgatitjen e profesionistëve cilësorë në nivele bashkëkohore.

Gjatë këtyre viteve Kolegji ka diplomuar 2249 studentë, të cilët janë afirmuar më së miri në tregun konkurrent të punës, si në sektorin privat, ashtu edhe në sektorin publik, qoftë në vend, apo edhe jasht tij.

Kjo, padyshim, është ditë e shënuar dhe e vaçantë për ju dhe për prindërit tuaj, sepse me mburrje keni përmbushur të gjitha obligimet akademike në programet e studimit, duke plotësuar kështu zotimet dhe pritjet tuaja për arsimim të lartë universitar. Sot, ju po festoni frytet e punës dhe të sakrificës tuaj për fillimin e një kapitulli të ri të jetës tuaj, të karrierës profesionale, të cilën do ta zhvilloni në të ardhmën.

Poashtu, kjo është ditë e shënuar dhe e vaçantë edhe për ne, sepse Kolegji, sot, feston efektet e punës së përbashkët, si një prej fitoreve më madhështore në këtë tempulli të dijes.

Të nderuar studentë,

Ju jeni shpirti dhe jeta e këtij Kolegji, jeni shpresa e këtij populli, jeni profesionistët e së ardhmës, të cilët, si në vend, ashtu edhe përtej kufinjëve, do të zbatoni dijet tuaja profesionale e shkencore në tregun global të punës, që kërkon vetëm dhe vetëm profesionistë, të gatshëm të përballen me sfidat e reja të shoqërisë moderne.

Të nderuar studentë, nëse zbatoni me profesionalizëm dijen e fituar dhe përgatitjen tuaj profesionale, ju do ta nderoni Kolegjin ku studjuat, ju do t’i nderoni profesorët tuaj që ju mësuan, ju do të nderoni drejtuesit e këtij institucioni, ju do të nderoni prindërit dhe do të nderoni vetveten tuaj.

Me këtë rast dëshiroj të falenderoj profesorët tanë, të cilët falë punës së tyre të palodhshme, e me përkushtim, në auditorët e Kolegjit, kalitën edhe një gjeneratë të re profesionistësh, duke përmbushur kështu detyrën parësore të tyre në shërbim të shoqërisë dhe të vendit. Kolegji është krenar për mënyrën si i keni arsimuar të gjithë këta studentë, profesionistë të së ardhmës.

Të nderuar prindër,

Kjo ditë sot nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin dhe sakrificën e parezervë tuajën për mbështetjen morale e financiare për edukimin akademik për më të dashurit tuaj.  Ky është kontributi dhe investimi i juaji më i rëndësishëm, sepse, kështu, mundësuat hapjen e portave të karrierës për fëmijët tuaj, duke ndihmuar kështu edhe tërë shoqërinë me krijimin e armatës së profesionistëve, të cilët do të ofrojnë shërbime profesionale në sektorin e shëndetësisë së Republikës së Kosovës.

Shumë mirënjohje për të gjitha këto sakrifica!

Le t’i gëzohemi të gjithë së bashku kësaj dite të shënuar, si fitore tuajën, studentë dhe prindër të nderuar, dhe si fitore të radhës të këtij Kolegji.

Urime!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas zhvillimeve të fundit në degët e Listës “Guxo” në…