Diplomon gjenerata e 45-të zyrtarëve korrektues, Kurti: Po ndërtojmë një sistem korrektues të sigurt

07 mars 2025 | 11:56

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka mbajtur ceremoninë solemne të diplomimit të gjeneratës së 45-të të kadetëve.

Në ceremoninë, e cila shënon përmbylljen e suksesshme të trajnimit bazik për 111 oficerë korrektues, ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Me këtë rast, shefi i qeverisë ka thënë se ky shërbim po forcohet edhe më shumë.

“Me diplomimin e gjeneratës së 45 të zyrtareve korrektues ne e forcojmë edhe më shumë sistemin tonë korrektues dhe i shtojmë radhët me profesionit. Ata e ato do të jenë garantues të drejtësisë dhe rregullit në institucionet tona korrektuese. Diplomimi i 111 kadetëve sot nuk është thjeshtë një ceremoni por një dëshmi e angazhimit tonë për një sistem korrektues të sigurt, të fuqishëm dhe të drejtë. Përmes reformave të ndërmarra gjatë viteve të fundit kemi bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e sigurisë, rehabilitimit e të dënuarve dhe përmirësimin e kushteve të punës për zyrtarët korrektues. Kemi investuar në infrastrukturë, kemi punësuar njësitë e specializuara dhe kemi zgjedhur programe rehabilituese për të burgosur”, ka thënë Kurti, raporton EO.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dashur të flasë…