Diplomon gjenerata e dytë e universitetit “Fehmi Agani”
Është mbajtur përvjetori i lindjes së kolosit Fehmi Agani dhe ceremonia e diplomimit të gjeneratës së dytë të studentëve në universitetin “Fehmi Agani”.
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, i udhëhequr nga rektori Artan Nimani, ka organizuar ceremoninë e diplomimit të 258 studentëve të gjeneratës së dytë.
Me këtë rast u shënua edhe përvjetori i lindjes së kolosit Fehmi Agani.
Studentët e diplomuar nën përcjellje të korit, të veshur me uniformë solemne, të prirë nga dekanët e tyre, parakaluan në sallë në prani të familjarëve, mysafirëve që ishin të shumtë si: personalitete nga shoqëria civile, udhëheqës të universiteteve publike, pjesëtarë të sigurisë, deputetë, zyrtarë të organeve komunale, mediat etj.
Rreth shënimit të përvjetorit të lindjes së akademikut Agani, punës, sukseseve, të arriturave dhe sfidave të Universitetit “Fehmi Agani”, ka folur rektori Prof. Artan Nimani.
/Epoka e re/