Diplomon gjenerata e tretë e ASMC-së
Përfaqësues të federatave sportive dhe KOK-ut, të cilët kanë përfunduar me sukses edicionin e tretë të kursit për menaxhimin e avancuar sportive (ASMC 3), janë pajisur sot me diploma të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Diplomat janë dorëzuar nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe drejtori i programit të ASMC 3, Ibër Alaj, të cilët njëherit kanë përgëzuar të diplomuarit, duke iu uruar që njohuritë e marra t’i ndajnë në organizatat e tyre sportive.
Të diplomuarit janë: Rejhan Halili e Diellza Kelmendi (KOK), Nazmi Gashi (karate, vijoi ASMC 1), Artina Hasani (basketboll), Shkumbin Maqastena (gjimnastikë), Evzi Hani (ragbi), Gëzim Murseli (Mjekësia sportive).
Sikurse ASMC 3, KOK përmes Akademisë Olimpike ka nisur muajin e kaluar edhe edicionin e katërt të ASMC.