Dipolet magnetike
Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan
Fizika dhe kimia simetrike, udhëtim drejt universit (5)
Argument
Tani supozojmë se në vend të dy sferave magnetike (m1) dhe (m2) marrim dy dipole magnetike (dm1) dhe (dm2), që gjenden afër poleve magnetike, që të dyja njëkohësisht do të tërhiqen nga polet magnetike (N) dhe (S) dhe do të lëvizin në drejtime të kundërta drejt qendrës së magnetit, edhe ku do të mbesin.
- Si është e mundshme që dy dipolet magnetike (dm1) dhe (dm2) tërhiqen njëkohësisht nga të dy polet magnetike, kurse fizika e thotë se dipolet magnetike burojnë nga poli magnetik i veriut (N). 2. Si është e mundshme që këto dipole magnetike lëvizin në drejtime të kundërta, dhe ndalojnë në mesin e magnetit, përderisa fizika e tregon se dipolet magnetike hyjnë në polin magnetik të jugut (S) dhe dalin nga poli magnetik i veriut (N) dhe ky fenomen përsëritet tërë kohën.
- Nëse dy sferat magnetike nevojitet një forcë (F) për t’i nxjerrë nga brendia e magnetit cilindrik, në drejtim të poleve magnetike (N), atëherë cila është ajo forcë që e detyron dipolet magnetike (dm1) dhe (dm2) të lëvizin nga mesi i magnetit në drejtim të polit magnetik të veriut (N).
Eksperimenti i dytë dhe i tretë, tregojnë saktë fenomenet se nëse një magneti ia afrojmë dy sfera të magnetizuara, ato përfundojnë në mes të magnetit dhe aty mbesin. Ky është një eksperiment natyral dhe përputhet me ligjet e po kësaj natyre në të cilën jetojmë. Prandaj, natyra e thotë një të vërtetë se nga magnetet nuk buron fushë magnetike e cila buron nga një dipol magnetik i veriut (N) dhe hyn në dipolin e tjetër magnetik (S). Prandaj, në asnjë rrethanë nuk mund të vërtetohet se fusha magnetike buron nga poli magnetik i veriut (N) dhe hynë në polin magnetik të jugut (S). Andaj, kuptimi i fushës magnetike të tanishme nuk ka një bazë bindëse shkencore që e argumenton se fusha magnetike buron nga një pol magnetike dhe shkon drejt polit të tjetër magnetik.
Ligji i poleve magnetike të një magneti
Asnjë ndryshim nuk ka në mes poleve magnetike të çfarëdo magneti, si poli magnetik i veriut (N) ashtu edhe poli magnetik (S) kanë të njëjtën natyrë, dhe kryejnë të njëjtat funksione.
Anomalitë e të kuptuarit të fushës magnetike të tokës
Edhe pse eksperimentalisht vërtetohet saktë ky fenomen, asnjëherë nuk është kuptuar se pse gjilpëra magnetike e merr këtë pozitë, shkencërisht mendohet se fusha magnetike është një lëvizje e dipoleve magnetike, të cilat burojnë nga poli magnetik i veriut (N) dhe hyjnë në polin magnetik të jugut (S). Edhe pse thuhet kështu kjo nuk argumentohet, por proceset që zhvillohen në natyrë japin tërësisht rezultate të kundërta. Po të bazohemi në ligjet e fizikës ku bartëse të fushës magnetike janë dipolet magnetike, prandaj në një qastë le të supozojmë se këto dipole magnetike ndodhen të mbyllura me porta mbyllëse brenda poleve të një magnetit. Bazuar në ligjet e fizikës thuhet se sapo portat e magnetit të hapen dipolet magnetike do të orientohen vetëm në drejtim të polit magnetik të veriut (N), nga i cili pol do të dalin dhe do të shpërndahen, e pastaj do të kthehen te poli magnetik i jugut (S).
Ky proces duhet të ndodhë me dipolet magnetike, ato duhet të orientohen dhe të dalin vetëm nga poli magnetik i veriut (N), sepse është në përputhje me ligjet e Fizikës. Ne nuk i shohim dipolet magnetike nga burojnë, prandaj a duhet t’i besojmë apo jo këtij procesi. Besueshmërinë e tyre për ta përforcuar apo kundërshtuar këtë proces fizik, ne duhet prapë t’i drejtohemi natyrës, dhe të shohim se ky proces a ndodhë realisht, apo është ndonjë imagjinatë e gabuar. Prandaj, tani për ta përforcuar apo kundërshtuar këto të dhëna shkencore ne do t’i orientohemi eksperimentit të katërt.
Eksperiment 4
E marrim një gyp (G) skajet e të cilit janë të mbyllura me dy porta (a) dhe (b). Tani gypin e mbushim me ngjyrë të zezë dhe në gyp e rrisim presionin e caktuar në 5 bar ashtu sikur shihet në figurën 4. c). Gypin e vendosim në çfarëdo pozite që e kemi vendosur magnetin cilindrik (M). Nëse njëkohësisht i hapim dy portat (a) dhe (b) të gypit, do të shohim se ngjyra e zezë do të del nga dy anët njëkohësisht.
Prandaj, në të dy anët e gypit kemi një simetri të ngjashme të shpërndarjes së ngjyrës së zezë. Andaj, nga asnjëra anë nuk shihet se ka ndryshime.
Hapja e portave të gypit me ç’rast ngjyra e zezë njëkohësisht buron nga të dy anët e gypit është një ligj i natyrës, dhe natyra nuk vepron ndryshe. Kurse po të krahasohet ky fenomen i natyrës me fushën magnetike nga cila mendohet se buron vetëm nga poli magnetik, japë rezultate të kundërta.
Ne këtu e shohim se nga të dy anët buron ngjyra e zezë, por te fusha magnetike nuk e shohim se nga buron fusha magnetike. Sepse nuk posedojmë një teknologji të tillë për t’i parë qartë se nga burojnë dipolet magnetike. Por siç është theksuar te eksperimenti i par, fusha magnetike ka një formë simetrike të ngjashme në të dy polet magnetike, ashtu sikur është e ngjashme pamja simetrike e ngjyrave që burojnë nga skajet e tubit. Eksperimenti mund të përsëritet shumë here, por gjithherë kemi rezultate të njëjta, dhe absolutisht është e pamundshme por edhe tërësisht e pa logjikshme që ajri të del nga njëra portë qoftë (a) apo (b) të shpërndahet në të gjitha anët dhe prapë e njëjta sasi e ajrit të hynë në portën tjetër. Por ky nuk mund të jetë edhe argumenti i vetmi që e kundërshton një fushë magnetike që do të buronte vetëm nga poli magnetik i veriut (N). Për ta përforcuar apo kundërshtuar vazhdojmë me eksperimentin.
Eksperiment 5
E marrim një pompë të ujit dhe e vendosim në një pus të mbushur me ujë. Pompa është e pajisur një motorë elektrik, kurse në të dy skalet kate tuba me seksione të njëjta. Pompa lëshohet në funksion dhe e tërheq ujin nga njëra anë (a), kurse e nxjerrë në anën tjetër (b).
Tubat e ujit janë afër sipërfaqes së ujit dhe mund të vërehen lëvizjet e ujit në të dy anët e pompës.
Eksperimentalisht do të vërtetohet se do të ndryshon tërësisht forma e ujit në mes anës (a) ku tërhiqet uji, dhe anës (b) prej nga del uji. Në pjesën dalëse (b) do të krijohen valë të ujit që vijnë duke u zgjeruar nga dalja në drejtim të periferisë ashtu sikur shihet në figurën 5. Por kjo nuk ndodhë në pjesën hyrëse (a) sepse këtu nuk krijohen absolutisht valë sikur në dalje të pjesës (b). Sepse këtu vërehet valë shumë më të vogla te pjesa (a) ku hyn uji. Prandaj, ky eksperiment bazohet gjithashtu në ligjet e natyrës.
Nuk mund të krijohen valë simetrike të ujit në mënyrë natyrale me një pompe e cila e merr ujin nga njëra anë dhe e nxjerrë nga ana e tjetër. Pasi valët e ujit nuk janë simetrike në të dy anët e pompës, ku hyn dhe nxirret uji, si ndodhë që valët e fushës magnetike të jenë simetrike në të dy polet e magnetit, pasi aty mendohet se fusha magnetike buron nga poli magnetik (N) dhe prapë kthehet te poli magnetik i jugut (S) duke krijuar një fushë simetrike.
Procedura e punës është e njëjtë por forma e valëve nuk ndërlidhet askund, duke mos ju larguar eksperimenteve me valë uji tani vazhdojmë me eksperimentin 7.
Eksperiment 6
Për dallim nga rasti i mëparshëm, tani do ta marrim një gyp në formë të (T), seksioni i gypit (c) është i barabartë me dy seksionet e gypave (a) dhe (b). Prandaj, gypi (c) është i lidhur me një pompë ujit. Pompa lëshohet në funksion, duke tërheq ujin nga ana e poshtme e pusit të ujit., dhe duke e nxjerrë ujin njëkohësisht nga të dy tubat (a) dhe (b). Prandaj eksperimentalisht do të shohim se valët do të përhapen në të njëjtën mënyrë si nga dalja e gypit (a) ashtu edhe nga dalja e gypit (b). Prandaj valët në të dy anët e gypit janë simetrike me njëra-tjetrën, shih figurën 6.
Prandaj, forma e valëve të ujit në të dy anët e gypave merr një formë simetrike si në pjesën (a) ashtu edhe në pjesën (b). Për dallim nga rasti i mëparshëm në eksperimentin 5, tani në këtë eksperiment 6 kur nga të dy anët e pompës (a) dhe (b) buron uji, formohen valë në formë simetrie dhe tërësisht të ngjashme sikur te fusha magnetike që merr një formë simetrie mbi polet e magnetit. (VIJON)