‘Direkt në NATO’, Haradinaj publikon objektivin e parë të programit qeverisës 2025-2029
07 nëntor 2024
| 15:21
Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual-E30, Ramush Haradinaj, ka publikuar objektivin e parë që synon ta arrijë nëse bëhet kryeministër i vendit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.
Haradinaj në llogarinë e tij në “Facebook”, ka shpërndarë objektivin kryesor që është anëtarësimi direkt në NATO.