‘Dirigjimi’ i deputetëve të LV-së nga Dejona Mihali, Bekë Berisha: ‘Marre më vjen dhe skuqna – poshtërsi e madhe’

10 mars 2024 | 15:05

“Skuqem, marre më vjen kur i shoh deputetët e Vetëvendosjes kur t’ju vjen mesazhi prej Dejona Mihalit çka me thanë e çka mos m’e thanë”.

Kështu është shprehur deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha në emisionin “Zen” kur është pyetur nga Artan Behrami, se si e sheh dirigjimin e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga komisarja Dejona Mihali, gjë që është raportuar në medie ku deputetja Adriana Matoshi pranon mesazh nga Mihali në “WhatsApp” se çfarë statusi të shkruajë në “Facebook” e të sulmojë analistin Ilir Mirena.

“E kam pa, ju vjen mesazhi çka me thanë”, ka thënë Berisha, duke  shtuar “besomni, shpeshherë marre më vjen për ato komente”.

“Hajde që mes neve kur bëjmë debat edhe nuk ka dert, mirëpo me të huajt, në tema serioze, kur t’ju vjen mesazhi tuk atu, e këta mendojmë që po bëjnë mirë kur folin. Besom skuqna, marre më vjen. Kjo është me poshtëru, jo deputetin, por krejt qat elektorat që ka votu qat njeri. Tash mu çu me të kallxu dikush tjetër çka me thanë e çka mos me thanë dhe po dalim prej vetvetes. S’ka ndodh kurrë kjo, e ishalla s’ndodh mo kurrë”.

“Rrumullak pesë minuta t’ish kanë Dejona në AAK s’kish mujt me qëndru me neve se nuk shkon ashtu”, ka shtuar mes tjerash Bekë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rey Manaj po kalon një edicion fantastik në Turqi. Manaj…