Disa aktivistë të Vetëvendosjes në Mitrovicë i bashkohen PDK-së
Anëtarët e kryesisë dhe kuvendit të Vetëvendosjes nga fshati Kçiq i Madh i komunës se Mitrovicës i janë bashkuar degës se PDK-së në Mitrovicë. Kryetari i kësaj dege, Bedri Hamza, u ka urua mirëseardhje ish anëtarëve të LV-së, duke ua shpërndarë edhe librezat e anëtarësisë.
Anëtarët e rinj të DPK-së janë zotuar se do të punojnë maksimalisht për ta mbështetur liderin e PDK-së, Kadri Veseli, në garën për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme.
“Partisë Demokratike në Mitrovicë sot i janë bashkuar anëtarë të kryesisë dhe kuvendit të Vetëvendosjes nga fshati Kçiq i Madh! Në zyret e selisë në Mitrovicë, kryetari i degës z. Bedri Hamza, ju uroj mirëseardhje dhe i falënderoj për besimin duke ju shpërndarë edhe librezat e anëtarësisë. Anëtarët e rinj shprehën respektin dhe besimin maksimal për kryetarin, z. Hamza, dhe u zotuan se do të punojnë maksimalisht për ta mbështetur kryeministrin, Kadri Veseli”, është thënë në njoftimin për medie të kësaj dege.