Disa anekdota me shkrimtarë hispanikë

17 korrik 2022 | 09:09

Përzgjodhi dhe përktheu: Bajram Karabolli

 

  1. Jorge Luis Borges ndërsa jepte leksione si profesor letërsie në Universitet, pyeti një studente se ç’mendonte ajo për Shekspirin. Studentja iu përgjigj:

– I mërzitshëm. Të paktën me ato ç’ka shkruar deri tani.

– Ndoshta Shekspiri ende nuk ka shkruar për ju. Kushedi, e bën brenda pesë vitesh që vijnë. – i thotë Borhesi.

 

  1. Kur shkrimtari spanjoll, Camilo José Cela, sapo qe shpallur fitues i çmimit Nobel, një gazetar e pyeti:

– A ju ka çuditur fitimi i çmimit Nobel në Letërsi?

– Shumë. Mbi të gjitha, sepse prisja atë të Fizikës, – përgjigjet shkrimtari.

 

  1. Kur Alfonsin XIII e nderoi shkrimtarin dhe filozofin e shquar spanjoll, Miguel de Unamuno, duke i dhënë Kryqin e Madh, ky i fundit i thotë:

– Më nderoni, madhëri, duke më dhënë këtë kryq kaq të merituar.

– Po më çuditni, – ia ktheu mbreti. – Shumica e atyre që e kanë marrë këtë kryq, më kanë siguruar se nuk e meritonin.

– Sigurisht, madhëri, ashtu ka qenë në rastin e tyre.

 

  1. Pas 20 vjetësh, Antonio Alcalá Galiano takohet me një të njohurën e tij.

– Don Antonio, – i thotë ajo e habitur, – sa qenkeni plakur?!

– As ju nuk jeni më e re, – ia kthen shkrimtari. – Por kështu u ndodh atyre që hipin për herë të parë në anije: u duket se është toka ajo që largohet prej tyre, ndërsa ata qëndrojnë në vend.

 

  1. Një gazetar në Romë, për ta provokuar Borhesin e pyet:

– A ka më kanibalë në vendin tuaj?

– Jo, – i përgjigjet shkrimtari. – Tashmë i kemi ngrënë të gjithë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deklarimet se institucionet përgjegjëse do të bëjnë të pamundur në…