Disa civilë të plagosur nga granatimet në Donjeck

31 mars 2022 | 13:54

Të paktën 13 persona janë lënduar nga bombardimet në rajonin lindor të Donejckut, ka thënë kreu i administratës ushtarake rajonale, Pavlo Kyrylenko.

Ai ka thënë se sulmi rus vazhdoi në pjesën qendrore të rajonit, duke shtuar se në mesin e të plagosurve ishin edhe katër fëmijë, të cilët u dërguan në spital.

Sipas tij, forcat ruse kanë përdorur bomba me fosfor në disa qytete.

Kyrylenko ka thënë se autoritetet po vazhdojnë të dërgojnë ujë të pijshëm dhe ushqim në disa vendbanime, derisa u bëri thirrje njerëzve që të evakuohen.

“Evakuimi është i përkohshëm. Gjëja më e rëndësishme tani është të shpëtojmë jetë”, ka thënë ai.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, javën e kaluar gjatë një telefonate me liderët e NATO-s, ka akuzuar Rusinë për përdorimin e bombave me fosfor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesoresha e Edukimit Fizik dhe Sportit, Shqipe Bajçinca-Brestovci, është bërë…