Disa fermerë të Dragashit mbështetën me grante për kultivimin e pemëve të imta
Caritas-i zviceran së bashku me Komunën e Dragashit kanë mbështetur tre fermerë përfitues me paketa granti për kultivimin e mjedrës, dredhëzës dhe boronicës.
Këta fermerë nga Dragashi kanë pranuar materialet thelbësore si fidanë, sisteme të ujitjes, shtylla betoni, rrethoja, plehra dhe preparate mbrojtëse, duke u mundësuar atyre kultivimin e varieteteve “Senga Sengana” të dredhëzës, “Willamette” të mjedrës dhe “Duke” të boronicës, në përputhje me standardet e kërkuara për prodhimtarinë bujqësore.
Me këtë rast, fermerët kanë falënderuar Caritas-in zviceran dhe Komunën e Dragashit për shpërndarjen e pakove të kompletuara të përbëra nga të gjitha materialet e nevojshme për kultivim, trajtim dhe korrje e këtyre produkteve bujqësore.
Paketat e granteve mbulohen 50 për qind nga Caritas-i zviceran, 35 për qind nga Komuna e Dragashit dhe 15 për qind nga vet fermerët.
/Epoka e re/