![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/01/134706484_935512960318689_1132608929410733418_o.jpg)
Disa fshatra të Skenderajt Vitin e Ri e kanë pritur në terr
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka treguar se disa fshatra të kësaj komune Vitin e Ri e kanë pritur në terr.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar se kjo ka ndodhur për shkak të një defekti në rrjet.
Postimi i plotë i Jasharit:
Të dashur qytetarë,
Fatkeqësisht në natën e vitit të ri, disa fshatra të komunës sonë pas ores 19:00 nuk kanë pasur energji elektrike dhe kështu vitin e ri e kanë pritur në terr.
Menjëherë ekipet e KEDS-it bashkë me drejtorin për Skenderaj, Skender Mustafa, kanë vizituar të gjitha këto fshatra, në kërkim të defektit, mirëpo deri pak me parë nuk kishin arritur ta gjenin.
Ekipit të KEDS-it iu bashkova edhe unë dhe tashmë pas gjetjes së defektit po punohet në rregullimin e rrjetit elektrik.
Si Kryetar i komunës me vjen shumë keq për këtë ndërprerje të energjisë dhe kërkoj mirëkuptimin e banorëve sepse kjo nuk ka ndodhur me qëllim por si pasojë e prishjeve që ndodhin në rrjet