Disa komuna të Kosovës prekën nga vërshimet (Foto)
04 shkurt 2018
| 14:52
Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime dhe dëme të konsiderueshme në disa komuna të Republikës së Kosovës.
Komunat më të prekura nga këto vërshime janë: Deçani, Kaçaniku, Juniku dhe Vitia.
Vërshimet në Deçan është thënë se kanë ndodhur si pasojë e mungesës se kanalizimit atmosferik. Për shkak të vërshimeve të shumta, komuna e Deçanit dhe ajo e Junikut, kanë formuar shtabet emergjente.
Ndërsa nga shirat e mbrëmshme dhe nga dëmtimet e shtratit të lumit “Morava” është shkatërruar pothuajse tërësisht shëtitorja Viti-Kabash-Binqë.
Nga vërshimet nuk ka shpëtuar as komuna e Kaçanikut, ku përroi i Rakocit ka dalë nga shtrati. Vërshimet kanë prekur edhe hekurudhën në këtë komunë.