Disa mësimdhënës të Skenderajt trajnohen në Gjermani
Mësimdhënës nga Shkolla e Mesme Profesionale në Skenderaj, e njohur si Qendra Kompetente e Ndërtimtarisë (QKN), kanë përfunduar modulin e parë të trajnimit që është mbajtur në shkollën profesionale në Karlsruhe të Gjermanisë.
Trajnimi ka përmbajtur një kualifikim në aspektin e mësimit didaktik dhe praktik në profilin e ndërtimtarisë, duke mësuar nga sistemi dual i Gjermanisë. Gjatë vitit të ardhshëm do të zhvillohen edhe trajnime të tjera. Ky projekt mbështetet nga Republika e landit Baden-Württemberg dhe implementohet nga Akademia e Landit dhe në bashkëpunim me shkollat profesionale në Baden – Wüttemberg dhe në koordinim me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stuttgart.
Puna disamujore e konsujve të Republikës së Kosovës në Stuttgart, Besnik Miftaraj dhe Arjan Kashtanjeva, ka bërë që të mbahet ky trajnim.