Disa orë përpara marrjes së detyrës, mijëra persona protestojnë kundër Trumpit

19 janar 2025 | 09:29

Mijëra demonstrues, kryesisht femra, kanë dalë në rrugët e Washingtonit për të protestuar kundër Presidentit të sapozgjedhur Donald Trump, i cili pritet të marrë detyrën nesër.

Marshi Popullor, i njohur më parë si Marshi i Grave, zhvillohet çdo vit që nga 2017-ta. Një koalicion grupesh organizoi lëvizjen me qëllimin për t’u përballur me “Trumpizmin”, ashtu siç ata e quajnë.

Protesta më të vogla kundër Trump u mbajtën në New York City dhe në anën tjetër të vendit në Seattle.

Tubimet përkojnë me mbërritjen e Trump në kryeqytetin e vendit për një seri ngjarjesh fundjave në prag të ceremonisë së betimit të tij të hënën.

Organizatorët kishin pritur 50,000 njerëz, por u paraqitën rreth 5000. Numër më i vogël se i viteve të kaluara.

Protestuesit u mblodhën në tre parqe përpara se të marshonin drejt Memorialit të Lincoln për tubim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka…