Disa persona kanë vdekur pas një sulmi në Kanada
10 gusht 2018
| 14:14
Policia kanadeze ka njoftuar për “disa viktima”, si pasojë e të shtënave në qytetin lindor, Nju Brunsuik.
Të paktën katër persona janë raportuar të vdekur, pasi incidentit në rrugën, “Brookside Drive”.
Policia ka thënë se publiku duhet të qëndrojë larg zonës, derisa banorët janë këshilluar “të qëndrojnë në shtëpitë e tyre me dyer të mbyllura për shkaqe të sigurisë”
“Do të ofrojmë më shumë detaje shumë shpejt”, ka deklaruar policia përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”. (Rel)