Disa pjesë të Ferizajit e Gjilanit ‘me nga 30 orë pa rrymë’, kërkohet përgjegjësi nga Qeveria

28 dhjetor 2024 | 20:06

Predikamenti ndër qytetarë vazhdon të jetë i madh gjersa qytete në Kosovë po përballen me reduktime të ashpra të rrymës.

Pjesë të Ferizajit e Gjilanit janë duke u ballafaquar me nga afro 30 orë mungesë të energjisë elektrike, e po ashtu edhe qytete të vogla si Kaçaniku.

Në terma të mprehtë akuzues u shpreh zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, i cili e quajti skandaloze gjendjen në Ferizaj – teksa shtoi edhe se “veç dorëheqja nuk mjafton”.

Azemi gishtin e fajit e drejtoi nga pushteti si “përgejgjës për krizën”.

“Mafia energjetike është në veprim që bashkë me njerëz të pushtetit, e kanë lënë Ferizajin në terr. Kjo është skandaloze!”, tha Azemi përmes një reagimi në Facebook.

Azemi foli me emra – Martin Berishën, Nagip Krasniqin “dhe shokët e tyre – të cilëve tha se pushteti “po u shërben”.

Terri e ka përshkuar hiç më pak edhe se qytetin e Gjilanit, për çka reagoi ish-kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, i cili tha se “qeveria i la gjilanasit deri në 30 orë pa rrymë, mes ftohtit e territ

Derisa Gjilanin të-pa-rrymë e quajti “komunë të mjerimit dhe territ”, Haziri ia dha vlerën e kundërt gjendjes se “kjo është ‘mirëseardhja’ për mërgimtarët”.

Në një shesh të dekoruar me drita e shtëpiza, por pa ndiçim e ngrohje”, tha Haziri.

Terri dhe ftohti po e rritë depresionin politik e ekonomik, që nuk ia kemi pasur për borxh…Kjo përkthehet me atë që LDK në Gjilan e ka thënë në vazhdimësi: kur shkilet vullneti dhe e drejta me tërë fuqinë e arrogancën e pushtetit nga padija e mospuna”, tha Haziri.

Qeveria qendrore sonte e viziton Gjilanin, në organizimin e gastronomisë ‘Kënaqësi n’fundvit’. Sigurisht, sot në këtë event, qytetarët së bashku me të do ta manifestojnë PAakënaqësinë n’fundvit, pakënaqësinë gjatë gjithë këtij mandati”, shtoi ai.

Fundvit n’terr për Gjilanin, edhe një vit i humbur, madje mandat i humbur për komunën tonë! Ky nuk është fundvit i keq,por mandat i keq e deshpërim! Qytetarët dhe bashkëatdhetarët nuk ia patën për borxh mbylljen e vitit në këtë mënyrë denigruese”, përfundoi Haziri.

Gjendja e rënduar

Një nga deklarimet që i shtoi indinjatës së reduktimeve të rrymës ishte ajo e kryeshefit ekzekutiv të KOSTT-it, Evetar Zeqiri, i cili i arsyetoi reduktime duke i dhënë si pasojë të “zhvillimit ekonomik që ka ndodhur vitet e fundit”.

Sistemi elektroenergjetik është duke u përballur me ngarkesë të jashtëzakonshme si rezultat i zhvillimit ekonomik që ka ndodhur në vitet e fundit, si rezultat i kërkesës për energji gjithnjë e në rritje”, tha ai para mediave.

Për më tepër ai mohoi të ketë “mungesë” të energjisë elektrike, por “mbingarkesë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është shmangur dhënies së përgjigjes për çështjen e energjisë elektrike, por ka kërkuar nga qytetarët që të racionalizojnë konsumin e energjisë elektrike nga ora 6 e pasdites.

Shqetësimet për energji elektrike i kemi përcjellur tek KOSTT-i dhe KEDS-i, dhe kemi kërkuar nga ta angazhim maksimal në disa drejtime, përkushtim intensiv në terren për zgjidhjen e problemeve teknike të rrjetit, si të prishjeve, edhe të menaxhimit të mbingarkesave…”

“…Si çdo dimër paraprak, qytetarët i lusim që të racionalizojnë konsumin e energjisë elektrike, veçanërisht gjatë orëve 18:00 deri në mesnatë, në të mirë të sigurimit për vete dhe për gjithë vendin tonë”, tha Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet dhe deputeti aktual, Ferat Shala së bashku…