Disa qytetarë në Donetsk me fishekzjarre dhe valëvitje flamujsh festojnë vendimin e Rusisë
21 shkurt 2022
| 23:07
Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar të hënën dekretin për njohjen e pavarësisë së rajoneve ukrainase, Donetsk dhe Luhansk, të cilat kontrollohen pjesërisht nga separatistët e mbështetur nga Moska.
Putin ka urdhëruar Ministrinë ruse të Mbrojtjes të dërgojë paqeruajtësit rusë në rajonet lindore të Ukrainës, sipas një dekreti të publikuar të hënën, pasi Moska ka njohur pavarësinë e tyre.
Donetsk ka filluar të festojë vendimin e Rusisë për të njohur republikën e shkëputur me fishekzjarre dhe valëvitje flamujsh rusë.