Disa qytetarë nuk do ta marrin vaksinën edhe për arsye fetare
03 dhjetor 2020
| 09:03
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se në vendin tonë vaksinat nuk mund të arrijnë të paktën edhe tre muaj, pra deri në muajin mars.
Ai ka pohuar se kjo vaksinë është ndryshe nga të tjerat dhe se që asnjë shtet s’duhet t’ia imponojë askujt ta marrë atë.
Por Ahmeti ka treguar se disa qytetarët kanë deklaruar se nuk do ta marrin vaksinën anti-Covid qoftë për shkak të teorive konspirative, deri te arsyet fetare.
“Ka persona që edhe për shkak të arsyejeve të religjioneve nuk pranojnë ta marrin vaksinën, pasi thonë se trupi ynë nuk duhet të marrë diçka të tillë”, ka thënë ai në TV Dukagjini.
Ahmeti ka thënë se vaksina kundër Covidit është për të mirën e qytetarëve dhe ka thënë se ky virus nuk duhet të merret hajgare.