Disa rreshta për Sali Berishën, në ditën më të zezë të tij          

20 maj 2021 | 14:16

Nga: Anisa Bahiti

Sot, është e lehtë të jesh kundër Sali Berishës e ta sulmosh atë. Unë s’e kam njohur kurrë nga afër, sepse kam lindur kur ai ka ardhur në pushtet. Unë kam qenë “foshnje” kur pushteti i tij në emër të “antikomunizmit Amerikan”, la pa punë  prindërit e tanë ndonëse asgjë nuk i lidhte me komunizmin. Unë isha fëmijë kur ai burgosi kryetarin e opozitës së kohës në emër të “pro-amerikanizmit” për të çimentuar pushtetin e tij. Isha në kopsht kur vodhi zgjedhjet e para “demokratike”, po në emër të “pro-amerikanizmit”.

Si fëmijë që isha, mbaj mend: gjëmimet, te shtënat, bandat dhe krimet e vitit 1997′ të cilët ish-aleatët e tij “amerikane” e dërguan në opozitë, duke sjellë në pushtet kryetarin e opozitës që rrinte në burg prej 4-vitesh. Me Berishën në opozitë, socialistët prodhuan një “plejadë” të gjatë politike dhe të re nga: Pandeli Majko, Ilir Meta, Petro Koçi, Edi Rama, Erion Veliaj, e disa veteranë të tjerë me radhë. Vitet më vonë, prodhuan Presidentë të shtetit ato që dëshiruan, Berisha , Moisiu, Topi, dhe Nishani. Kryetarë të Kuvendit ato që dëshiruan Berisha, Topalli dhe Meta.

Një numër të madh ministrash, deputetësh , kryetarësh Bashkish sa askush tjetër më parë, të cilët deklaruan publikisht: “kush e donte më shumë e kush e donte më pak “Amerikën” sesa “Shqipërinë.” Berisha me pushtetin e tij prodhoi të gjithë oligarkinë e sotme:  atë financiare, atë të ndërtimit, të energjisë, karburanteve dhe çdo gjë tjetër në emër të “kapitalizmit pro-amerikan”. Berisha bëri marrëveshjen më të madhe politike me Edi Ramën në 2008-tën, me anë të së cilës shkatërruan “demokracinë e brendshme” të partive politike në emër të “stabilokracisë”

Garda para zyrës se tij vrau 4 protestues protestues me bekimin e atyre njerëzve që sot janë në Departamentin e Shtetit; duke e quajtur “një burrë të madh shteti”. Megjithatë, Berisha kishte harruar një sentencë shumë të rëndësishme: ” Mekati më i madh i djallit, është vetëlavdërimi”. E çfarë fuqie djallëzore je nëse atë nuk e bën publike?! Berisha e bëri dje publikisht “mëkatin e tij më të madh”, duke thënë se ai kishte qenë gjithnjë në luftë me multi-miliarderin Soros. Investimi më i madh i Network-ut Soros në Partinë Demokratike është Lulzim Basha. Për t’i hapur rrugën Bashës, Berisha i shkatërroi të gjithë: me miq dhe armiq, themelues e kontribuues në parti e në shtet.

Nëse Fatos Nanos, Sorosianët ia morën partinë duke e dërguar në pension, Berisha ia dha vetë, madje në pushtet nga KOP-ja, e deri në ditët e sotme. Dje asistuan aktin e fundit të kësaj tragji-komedie me kompleksin e Edipit brenda. Ndërkohë, Lulzim Basha është i detyruar të pranojë edhe humbjen, edhe “marrëveshjen historike” me Ramën. Atij i duhet të ruajë partinë, nga një grup kundërshtarësh me bekimin e Berishës që mund ta dëbonin. Është e qartë, që as Kadilli, as Nishani e askush tjetër nuk mund ta dëbonte Bashën pa Berishën. Ndaj Basha për të ruajtur veten, pushtetin e tij partiak, të ardhmen e vet në politikë, vrau babain e vet me duart e pushtetit të babait të tij masonik, (sipas asaj që vetë Berisha tha mbrëmë).

Që nga dje, Sali Berisha do t’i përkasë historisë së vet dhe familjes së vet politike. Në këto 30-vjet, është një lajm i mirë, sepse mbyllet një “sipar historik” dhe hapet një “sipar” tjetër politik; i cili jo domosdoshmërish do të jetë më i mirë se i pari. Ndaj ata që dje u gëzuan sesi e “hëngri” Berisha, nuk duhet të gëzohen shumë, sepse herët a vonë do të jetë edhe radha e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, në…