Disa serbë mblidhen në Klinë, mediumi serb: Policia u kërkon të shpërndahen për 15 minuta
16 janar 2022
| 12:58
Një numër i qytetarëve serbë në jug dhe në veri të Ibrit, janë mbledhur sot në mëngjes në ora 08:00 në pikat ku ishte planifikuar të hapeshin si vendvotime për referendumin, i cili është ndaluar nga Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi e ka votuar një rezolutë që e kundërshton këtë organizim.
Disa serbë janë tubuar edhe në Klinë. Sipas portalit serb në Kosovë, “Kosovo Online”, Policia e Kosovës ka kërkuar që qytetarët e grumbulluar të shpërndahen brenda 15 minutave.
Disa qytetarë serbë janë mbledhur edhe në Mitrovicën e Veriut, Shtërpcë, Graçanicë, Pasjan, Anamoravë dhe Gorazhdevc. Ata, siç ka raportuar ky portal janë shprehur të pakënaqur me vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.