Disa serbë protestojnë në veri kundër ndalimit të importit të mallrave nga Serbia

25 dhjetor 2023 | 15:28

Rreth 100 qytetarë serbë të veriut, shumica afaristë, kanë protestuar sot në veri të Mitrovicës, kundër ndalimit të importit të mallrave nga Serbia në Kosovë dhe konfiskimit të tyre.

Ata kanë nisur po ashtu një peticion, përmes të cilit kërkojnë nga organet gjegjëse lejimin përsëri dhe pa pengesë të këtyre mallrave në Kosovë.

Dushan Gashiq, i cili ka folur në emër të protestuesve, ka thënë para gazetarëve se dëshirojnë që aksionet e tilla të sekuestrimit të mallrave serbe të ndërpriten dhe gjendja të kthehet sikur para muajit qershor, kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për bllokadë ndaj mallrave me origjinë serbe në Kosovë.

“Ne dëshirojmë që aksionet e njëanshme të konfiskimit të mallrave të ndërpriten. Duam që gjendja të kthehet sikur para muajit qershor kur është marrë një vendim i tillë për mallrat me origjinë serbe… Dua të potencoj se aksionet e tilla nuk po ju pëlqejnë as qytetarëve në jug të Ibrit. Parasëgjithash e kam fjalën për shqiptarët”, ka thënë Gashiq, duke përmendur deklaratën e njërit prej zyrtarëve nga Oda Ekonomike e Kosovës, sipas së cilës, siç ka theksuar ai, Kosova ka humbur qindra miliona euro deri tani nga kjo bllokadë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona kanë humbur jetën në Bjeshkët e Junikut. Sipas…