Disa shkolla në Malishevë përfitojnë donacion nga Gjermania
Komuna e Malishevës ka një bashkëpunim disavjeçar me Komunën e Soestit nga Gjermania.
Ky bashkëpunim vazhdon edhe tash mes institucioneve, përkatësisht kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begajt, dhe kryetarit të Komunës së Soestit, Manfred Witer në Gjermani.
Këtë lidhje bashkëpunimi e forcojnë çdo ditë e më shumë mërgimtarët tanë si Nuha Krasniqi dhe përfaqësues nga Shoqata e Unitetit Global Shqiptar (SHUGSH).
Falë këtij bashkëpunimi, disa shkolla të Komunës së Malishevës janë inventarizuar me inventar shkollor, si me banka, karrige, kompjuterë, harta shkollore, printerë, dhe pajisje tjera shkollore, të cilat do të ndahen për institucionet arsimore në Komunën e Malishevës, e kryesisht për Gjimnazin “Hamdi Berisha”dhe SHFMU “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.
Ky donacion me inventarë shkollor është realizuar nga përkrahja e kryetarit të Komunës së Soestit, Manfred Witter, nga kontributi i mërgimtarit Nuha Krasniqi, dhe Shoqata Uniteti Global Shqiptar.
Përmbajtja e inventarit është 232, karrige, 532 banka, 28 kompjuterë, 12 banka për mësues, 1 printer, 24 tastiera, 35 monitor, dhe 10 harta shkollore.
Po ashtu këto ditë kryetari Begaj, në shoqërim me Drejtorin e Qendrës së Kompetencës “Kujtim Krasniqi”, realizuan disa vizita nëpër institucione arsimore profesionale, administrative, në qytetin e Soestit, ku shkëmbyen përvoja pune.
/Epoka e re/