Disa shtetas amerikan kthehen nga Kosova në shtëpitë e tyre

01 prill 2020 | 19:02

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bën të ditur se disa shtetas të tyre,  u’a kanë mundësuar kthimin nga Kosova në SHBA.  “Urojmë që të kenë udhëtim të sigurt dhe shëndet amerikanët të cilëve u kemi ndihmuar që sot të kthehen në shtëpi. Dërgimi i tyre në shtëpi është përparësia jonë, ashtu siç do ta kemi përparësi t’u qëndrojmë në dispozicion atyre që mbesin në Kosovë. Fluturimi tjetër është me 5 prill dhe janë edhe disa vende të lira”.

“Falënderojmë Ambasadën e Zvicrës në Kosovë dhe stafin e linjave ajrore brenda e jashtë vendit, që u siguruan që gjithçka të shkoj mirë”, thuhet në postimin e Ambasadës në Facebook.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
46 viktima ka shënuar Gjermania në 24 orët e fundit…