Disa shtetas të Kosovës në Afganistan kërkojnë ndihmë nga Pacolli për evakuim

16 gusht 2021 | 13:15

Naim Murseli, këshilltar i kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka bërë me dije se disa shtetas të Kosovës që kanë mbetur në Kabul kanë kërkuar ndihmë nga Pacolli për kthimin e tyre në Kosovë.

Murseli përmes një postim në llogarinë “Facebook” ka shkruar se gjatë të dielës aeroplani privat i Pacolli është dërguar për në Azinë Jugore për të ndihmuar në evakuim.

“Tani jemi në kontakt direkt me disa shtetas kosovar dhe të huaj të cilët kanë mbetur në Kabul dhe kanë kërkuar ndihmë nga z. Behgjet Pacolli. Ata ndihen mirë, por kanë frikë për jetën e tyre. Gjatë ditës së djeshme, aeroplani privat i tij u dërgua për në Azinë Jugore për të ndihmuar në evakuim. Pacolli nuk po kursen asgjë për t’i nxjerrë ata nga vendi”, ka shkruar Murseli.

No description available.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka bërë me dije se deri në mesditën e së hënës, MPJD është në kontakt të drejtpërdrejt me tre shtetas dhe po angazhohet për t’iu dalë në ndihmë.

Në njoftimin për media thuhet se ata janë në gjendje të mirë dhe nuk janë të rrezikuar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa persona janë mbytur në aeroportin e Kabulit, teksa qindra…