Disa të rinj me idetë e tyre kreative po zbukurojnë qytetin e Suharekës
28 qershor 2019
| 14:54
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, është takuar me disa të rinj dhe të reja të cilët janë me ide kreative janë duke i ngjyrosur disa nga hapësirat publike në këtë komunë.
Me këtë rast, Muharremaj ka thënë se në hyrje të qytetit nga Shiroka, Suhareka do ta ketë një pamje krejtësisht tjetër dhe të bukur.
“Natyrisht se e ardhmja kërkon ide kreative dhe me rininë po krijojmë hapësira që mes tjerash kanë edhe art. Qyteti i ngjyrave po rrjedh si ide dhe po merr formë. Në hyrje të qytetit nga Shiroka do ta keni një pamje tjetër”, ka thënë Muharremaj.
/Epoka e re/