Disa të rinj protestojnë para zyrës së BE-së në Prishtinë, kjo është arsyeja
26 qershor 2020
| 16:48
Disa të rinj kanë zhvilluar një aksion simbolik pranë Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë me moton “#KosovoCan’tBreathe”.
Të rreshtuar, ata kanë mbajtur në duar afishe me mbishkrime për të treguar pakënaqësitë rreth mosliberalizimit të vizave për kosovarët nga ana e Bashkimit Evropian.
Sipas tyre, Kosova është George Floyd i Evropës. Kujtojmë se më 25 maj të këtij viti, afro-amerikani Floyd ka ndërruar jetë në ShBA si pasojë e brutalitetit të policisë.