Disa të vrarë nga të shtënat në Çeki, autori i dyshuar më pas vetëvritet
Gjashtë persona janë vrarë nga të shtënat në një spital universitar në Ostravë të Republikës së Çekisë, kanë njoftuar autoritetet lokale.
Zyrtarët policorë janë thirrur në spitalin e qytetit verilindor të Ostravës rreth orës 07:00, ka njoftuar Ministria e Brendshme e Çekisë.
Sipas raportimeve, të shtënat kanë ndodhur në një klinikë traumatologjike.
Policia është vënë menjëherë në kërkim të autorit të krimit dhe më pas njoftoi se personi i dyshuar kishte qëlluar vetën në kokë me armë zjarri, teksa ishte në një makinë derisa policia po kryente operacionin kundër tij.
Kryeministri i Çekisë, Andrej Babis e ka quajtur incidentin si tragjik.
“Unë e di se katër persona u qëlluan për vdekje në vend dhe dy u plagosën rëndë, të cilët për fat të keq, më pas vdiqën, ka thënë Babisi.