Disenjatori i “iPhone” largohet nga “Apple”
28 qershor 2019
| 11:50
Jony Ive, britaniku i cili për më shumë se dy dekada ndihmoi “Apple” të bëhet kompania më e vlefshme në botë, po largohet për të krijuar sipërmarrjen e tij.
Dizajner i “iac”, “iPod” dhe “iPhone”, po largohet për të filluar një firmë krijuese, “LoveFrom”, me “Apple” si klientin e saj të parë.
“Kjo duket vetëm si një kohë e natyrshme dhe e butë për të bërë këtë ndryshim,” ka deklaruar ai.
Shefi i “Apple”, Tim Cook ka thënë se “roli i tij në ringjalljen e “Apple” ishte i madh”.
Por largimi vjen në një kohë të ndryshimit të gjerë në gjigantin e teknologjisë. Shefi i shitjeve, Angela Ahrendts u largua në prill dhe investitorët kanë qenë të shqetësuar për rënien e shitjeve të “iPhone”.