Disenjatorja Llapashtica vjen me koleksionin e ri pranverë-verë 2018 (Foto)
06 prill 2018
| 11:09
Disenjatorja me famë botërore, Vjollca Llapashtica, nëpërmjet një fotosesioni ka prezantuar koleksionin e saj për sezonin pranverë- verë 2018, të quajtur “Love your Color”.
Ky koleksion me mbi 40 kreacione, në brendinë e saj përçon mesazhe gëzimi, optimizmi dhe gjallërie, dhe është koleksion shumë femërorë.
Në koleksionin e prezantuara dominojnë fustane elegante dhe janë të krijuara me këto materiale: sedefe me dizajne të ndryshme, çipk me perla me gurë sfarofski, fustane të kombinuara me plish, tafte me dizajne të luleve të shtypura në te.
Poashtu një pjesë e këtij koleksioni është krijuar edhe me punë dore.