Disidentin saudit në Liban e vrasin vëllezërit
Një parti opozitare saudite tha se një nga anëtarët themelues të saj u vra në kryeqytetin libanez, Bejrut.
Partia e Asamblesë Kombëtare (National Assembly Party) tha se anëtari themelues Manea Al-Yami u vra në “rrethana të komplikuara”.
“Pas lajmit për vrasjen (atentatin), partia është përpjekur të verifikojë detajet e rastit dhe motivet e vrasjes”, thuhet në deklaratë. “Partia qysh tani i mban përgjegjëse autoritetet saudite për këtë vrasje sepse me veprimet e veta i detyron qytetarët e këtij vendi të jetojnë në mërgim dhe të banojnë në mjedise të rrezikshme, të pasigurta vetëm për shkak të bindjeve të tyre politike ose kërkesave të tyre për të drejtat e njeriut”, thuhet në njoftim.
Forcat Libaneze të Sigurisë së Brendshme lëshuan një deklaratë duke thënë se disidenti saudit u vra të shtunën në mbrëmje nga dy vëllezërit e tij të cilët e goditën me thikë për vdekje në Dahiyeh në periferinë jugore të Bejrutit kryeqytetit Libanez njofton Washington Post, transmeton Klankosova.tv.
“Dy vëllezërit janë në paraburgim dhe kanë pranuar se kanë vrarë Al-Yamin për “arsye familjare”, thuhet në deklaratën e policisë lokale.
Për disa muaj, mbushen katër vite nga vrasja e gazetarit disident Jamal Khashoggi. Më 2 tetor 2018, Khashoggi hyri në konzullatën Saudite në Stamboll, për tu pajisur me dokumente personale duke mos ditur se mbrenda po e priste ekipi i vrasësve saudit që kryen një vrasje makabre duke zhdukur trupin e tij.