![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/08/policia-1.jpg)
Diskoteka në Çagllavicë sulmohet me kallash
04 korrik 2022
| 08:19
Diskoteka “Venom”, e cila ndodhet në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, konkretisht në Çagllavicë, mbrëmë është rrethuar me shirita të policisë pasi dyshohet se është sulmuar me kallash.
Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës për ta hetuar rastin. Nuk dihet nëse është vënë në pranga ndonjë i dyshuar. Gjithashtu, nuk raportohet për ndonjë të lënduar.