
Diskriminim kundërkushtetues në baza etnike, ky është prokuroria?!
Reagim nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj)
ZRrE, kohë më parë me pajtimin e Qeverisë së Kosovës rriti përsëri çmim e energjisë elektrike për 16.1 për qind që pastaj në mënyrë zinxhirore u rritën çmimet e të gjithë artikujve dhe shërbimeve. Ishin disa protesta të qytetarëve por që nuk i bënë përshtypje as ZRrE-ja e as Qeverisë së Kosovës. ZRrE, një kohë të gjatë ka plaçkitur mjetet e qytetarëve shqiptarë dhe joserbë duke i fryrë faturat për t’i paguar faturat e rrymës për serbët që nuk kanë paguar rrymën, ujin, mbeturinave e as tatimin në pronë që nga përfundimi i luftës. Sot rrymën e paguajnë simbolikisht, nuk ka informata të sakta nga asnjë institucion i pavarur dhe i besueshëm. Sistemi energjetik i Kosovës në veri të vendit udhëhiqet nga “Elektroseveri” që nënkupton se ata nuk i përgjigjen autoriteteve të Kosovës. Në këtë kontekst, “Elektroseveri” nuk ka pranuar të rrisë çmimet e rrymës në veri të Kosovës sikur që nuk i çkyqë nga rrjeti i furnizimit serbët ndonëse ata nuk i paguajnë faturat. Konsumatorët e plaçkitur nga ZRrE-ja, ndonëse është vendimi i gjykatës nuk po kompensohen për mjetet e vjedhura duke thënë se KEDS-i po e pamundëson këtë. Me Kushtetutën e Kosovës është përcaktuar qartë rastet kur minoritetet përfitojnë por se Kushtetuta e Kosovës shprehimisht kundërshton diskriminimin e qytetarëve në baza etnike, fetare, gjinore, racore, të moshës, statutit shoqëror etj. Trajtimi i qytetarëve në baza etnike në rastin e faturave të rrymës është diskriminim flagrant, shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut si dhe veprim puro racist nga ZRrE, “Kosovaseveri” dhe Qeveria e Kosovës. Prokuroria Speciale duhet me urgjencë ta trajtojë këtë diskriminim, sipas detyrës së sikur që duhet të propozojë gjykatës që të pezullojë vendimin e ZRrE-së. Gjithashtu duhet t’i merret leja e punës “Elektroseverit” shkaku se vepron në kundërshtim me ligjet e Kosovës duke diskriminuar qytetarët dhe konsumatorët ekskluzivisht në baza etnike.
Qytetarët duhet të kundërshtojnë këtë trajtim diskriminues duke protestuar kundër ZRrE-së, “Ekektroseverit” dhe Qeverisë së Kosovës.
Po të ishte Kosova anëtare e Këshillit të Evropës, këtë diskriminim të motivuar krejtësisht në baza etnike do ta paguante shtrenjtë materialisht dhe politikisht. Prandaj edhe nuk ka asnjë interes që të anëtarësohet në Këshill të Evropës. Asnjë qeveri deri më tani nuk i ka shkelur aq brutalisht të drejtat politike, ekonomike dhe sociale të qytetarëve të Kosovës.