Diskutimi mbi veteranët e UÇK, Haradinaj i thotë Konjufcës: Po shko bre në hamam

06 qershor 2022 | 12:49

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka thënë “shko në hamam” kryeparlamentarit Glauk Konjufca, pasi ky i fundit nuk është pajtuar me gjuhën e përdorur nga ish-kryeministri.

“Është turp për ty Glauk Konjufca, djali i Sherif Konjufcës”, ka thënë ndër tjerash Haradinaj, duke folur kundër projektligjit që do ta rrisë pagën minimale, e nga i cili u lanë jashtë veteranët e UÇK-së.

“Duhet me ju ardhë marre çka jeni duke bë. Doni me bë lojë, hajdeni deri ku po shkojmë”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa Konjufca ka nisur t’i flasë Haradinajt pasi ai është ulur në vendin e tij.

“Z. Haradinaj ky është Kuvend dhe vetë ke qenë kryeministër…”, ka thënë Konjufca.

Haradinaj e ka ndërprerë nga vendi.

“Mos i le veteranët te dera”, ka thënë Haradinaj.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa në oborrin e Kuvendit të Kosovës po vazhdon protesta…