Diskutohet mundësia e bashkëpunimit në mes të UP-së dhe ATK-së
01 prill 2019
| 15:59
Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj ka pritur të hënë në takim Rektorin e Universitetit të Prishtinës Marjan Dema, me të cilin folën për mundësit e bashkëpunimit mes Administratës Tatimore të Kosovës dhe Universitetit të Prishtinës.
“Në këtë takim z. Murtezaj dhe z. Dema u dakorduan që të thellojnë bashkëpunimin në fushat me interes për të dy institucionet. Ky takim është vazhdimësi e takimeve që drejtori Murtezaj është duke zhvilluar me institucionet të ndryshme, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit dhe efikasitetit në punë”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
/Epoka e re/